Majko: Vota e diasporës reformë esenciale, të nisë sa më parë dhënia e pasaportave

Nga Exit News
Majko: Vota e diasporës reformë esenciale, të nisë sa më parë dhënia e pasaportave

Ministri për Diasporën Pandeli Majko kërkoi që qeveria të nisë sa më parë punën për të pajisur me pasaporta shqiptare të gjithë emigrantët, për të bërë të munduar që ata të ushtrojnë të drejtën e votës.

Një ditë pasi në Këshillin Politik dha dakordësinë në parim për të lejuar votën e diasporës, Majko tha se tashmë qeveria duhet të gjejë një zgjidhje për shpërndarjen e pasaportave në gjithë vendet ku ka emigrantë shqiptarë:

‘Shpërndarja e këtyre dokumenteve për shqiptarët në të gjithë botën, është një problem shumë i madh.

Shpresoj që shumë shpejt të ulemi bashkë me kompaninë franceze dhe Gjendjen Civile se kjo është një nga emergjencat më të mëdha.’

Dakordësinë në Këshillin Politik për votën e diasporës, Majko e quajti një ‘reformë esenciale’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>