Makina del nga rruga dhe plagos dy kalimtarë në Durrës

Nga Exit News
Makina del nga rruga dhe plagos dy kalimtarë në Durrës

Një makinë doli nga rruga të hënën duke aksidentuar dy kalimtarë që qëndronin në një stacion autobusi në Durrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14.20, në lagjen Nr. 8, përballë spitalit të qytetit, kur shtetasi A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, humbi kontrollin e automjetit, duke lënduar shtetasit M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe (bashkëshortë).

Autoritetet njoftojnë se shoferi dhe qytetarët e lënduar ndodhen aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>