Të premten më 30 korrik në Malin e Zi hyri në fuqi certifikata Kombëtare dixhitale e COVID-19, e cila do të përdoret për të hyrë në restorante e aktivitete të rëndësishme.
Certifikata kombëtare dixhitale COVID do të përmbajë informacionin e mëposhtëm:
1) Vaksinimin e plotë ose dozën e parë të një vaksine COVID-19;
2) Data dhe ora e testit PCR negativ (testi PCR negativ jo më i vjetër se 72 orë pranohet);
3) Dëshmi se personi është shëruar nga COVID-19, dmth dëshmi se kanë kaluar më pak se 180 ditë nga testi pozitiv i PCR;
4) Vërtetimi i një testi të shpejtë negativ të antigjenit (jo më e vjetër se 48 orë);
Në Malin e Zi pranohet certifikata dixhitale COVID e BE -së si dhe të gjitha certifikatat dixhitale që kanë një kod QR. Certifikata dixhitale COVID është e vlefshme vetëm me një dokument të vlefshëm, kartë identiteti ose pasaportë.
Turistët që kanë një certifikatë vaksinimi pa një kod QR të nënshkruar në mënyrë dixhitale mund të verifikojnë certifikatën e tyre në çdo institucion shëndetësor dhe do të jetë e vlefshme për sa kohë që ata qëndrojnë në Malin e Zi.
Nëse të huajt nuk vaksinohen, ata do të bëjnë një test PCR me shpenzimet e tyre, dhe kështu të marrin një certifikatë, e cila është e nevojshme për të hyrë në disko, klube nate dhe kafene dhe restorante të mbyllura.