Mali i Zi i heq nënshtetësinë mbi 2000 shtetasve

Nga Exit News
Mali i Zi i heq nënshtetësinë mbi 2000 shtetasve

Qeveria e Malit të Zi do t’i heq nënshtetësinë malazeze 2,108 persona të regjistruar në listat e votuesve, të cilët kanë dy shtetësi. Lajmin e dha Ministria e Punëve të Brendshme (MUP).

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Brendshme tha se po verifikohen tetë mijë qytetarë, të cilët janë në listën e votuesve të Herceg Novi, Nikshiq dhe Malit të Zi, për shkak të dy shtetësisë.

Personat e prekur do të duhet të deklarojnë se cilën shtetësi dëshirojnë të mbajnë.

Ministria e Brendshme përsëriti se personat që kanë fituar vullnetarisht shtetësinë e një shteti tjetër, përpara 3 qershorit 2006, kanë të drejtën e shtetësisë së dyfishtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>