
Çdo qytetar, i cili do të udhëtojë nga Shqipëria drejt Malit të Zi duhet të jetë negativ me Covid-19 dhe të ketë me vete testin e koronavirusit. Testi duhet të jetë Brenda 72 orësh.
Lajmin e bëri të ditur drejtori i Institutit për Shëndetin Publik në Mal të Zi, Boban Mugosa.
Qytetarët shqiptarë duhet të plotësojnë këto kushte:
- Të kenë një rezultat negativ nga koronavirus ose një rezultat pozitiv të testit të antitrupave koronavirus
- Testet duhet të jenë lëshuar nga një laborator i regjistruar dhe jo më vonë se 72 orë nga momenti i hyrjes në Mal të Zi;
- Mos kenë qëndruar në asnjë prej vendeve nga e cila nuk lejohet hyrja në Mal të Zi, 15 ditë para hyrjes në Mal të Zi.