Mali i Zi ndryshon masat, mund të kalohet pa test të koronavirusit

Nga Exit News
 Mali i Zi ndryshon masat, mund të kalohet pa test të koronavirusit

Autoritetet malazeze kanë lehtësuar kalimin për në këtë shtet, e tani mund të kalohet pa testin e Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë e Malit të Zi Jellena Boroviniq Bojoviq, tha të hënën  se testi nuk do të jetë i nevojshëm as për shtetasit malazezë, as për të huajt.

Gjatë fundjavës, Boroviniq Bojoviq tha se do të hiqet edhe ndalesa për lëvizjen midis qyteteve të Malit të Zi.

Hehtësimi i masave është bërë pas përmirësimit të situatës epidemiologjike, tha ajo.

Sipas saj shkalla e përdorimit të kapaciteteve spitalore aktualisht është rreth 57 për qind, krahasuar me gjysmën e dytë të dhjetorit kur ka qenë 67 për qind.

Mali i zi regjistroi të hënën 388 raste të reja me koronavirus dhe katër viktima.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 620,000.

Mali i Zi ka konfirmuar gjithsej 52,819 raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Në total 729 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>