Mali i Zi ka shtyrë nisjen e vitit të ri shkollor me një muaj për shkak të situatës së pasigurt nga pandemia Covid–19.
Lajmin e njoftoi ministria e arsimit ditën e martë.
Shtetet europiane kanë debatuar mbi mënyrën më të sigurt për të rinisur mësimin, pas shtimit të rasteve të të infektuarve,
“Nisja e rregullt e vitit të ri shkollor mbart rrezik për shëndetin e fëmijëve”, ka deklaruar Ministria e Arsimit në Gjermani, duke përcaktuar 1 tetorin si ditën e fillimit të mësimit.
Në serbi, e cila është goditur më rëndë nga virusi, qeveria së fundmi vendosi të lejojë prindrit e nxënësve të katër klasave të para, të vendosin nëse dëshirojnë të çojnë fëmijët e tyre në shkollë, apo të vijojnë me mësimin online.