Malta ka arritur të vaksinojë deri në 70 % të popullsisë së rritur me të paktën një dozë vaksine, sipas një raportimi të The Guardian.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Chris Fearne në një konferencë për shtyp të hënën
“Sot kemi arritur imunitetin e tufës. Vaksina është një armë kundër virusit,” deklaroi Fearne.
Fearne shtoi se deri në mbrëmje 70% e të rriturve do të kenë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 42% e popullsisë janë plotësisht të vaksinuar.
Fushata e vaksinimit ka ecur me ritme shumë të shpejta në Maltë, ndërkohë që aktualisht ajo po regjistron për vaksinim grupmoshën 16-29 vjeç.
Ferne po ashtu njoftoi për lehtësimine mëtejshëm të masave, me hapjen e restoranteve, palestrave dhe pishinave deri në mesnatë.
Personat e vaksinuar nuk do të mbajnë më maskë në ambientet e jashtme duke filluar nga korriku.
Në ditët në vijim Malta do të fillojë përdorimin e çertifikatave të vaksinimit, të cilat do të përdoren më tej për hapjen e aktiviteteve kulturore dhe për qëllime turistike.