Malta shumë pranë Britanisë në vaksinimin e popullsisë

Nga Exit News
Malta shumë pranë Britanisë në vaksinimin e popullsisë

Malta ka vaksinuar rreth 48% të individëve të rritur, vetëm një pikë përqindje pas Britanisë së Madhe raporton Times of Malta.

Vetëm një muaj me parë, vendi kishte 16% më pak vaksinime se ishujt britanik.

Nëse ruan të njëjtin ritëm, së shpejti Malta që do të kryesojë fushatat e vaksinimit në Evropë.

Gjysma e të rriturve në Maltë janë vaksinuar të paktën një herë, një shifër shumë e mirë që fjalë për fjalë na vendos të parët në Evropë,” tha Ministri i Shëndetësisë Chris Fearne në një konferencë shtypi.

Mbi 90% e personave mbi 60 vjeç dhe 64% e moshave mbi 50 vjeç janë vaksinuar.

Ndërkohë, 43% e personave mbi 40 vjeç janë vaksinuar ose kanë fiksuar takimin për t’u vaksinuar

Fearne u shpreh optimist se Malta do të dilte në krye për çështje ditësh.

Kur krahasoni Maltën me vendet e tjera, do të vini re se ne kemi një masë suksesi në drejtim të kontrollit të pandemisë“, tha ai.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>