Maltë, arrestohet biznesmeni i dyshuar për vrasjen e gazetares Caruana Galicia

Nga Alice Elizabeth Taylor
Maltë, arrestohet biznesmeni i dyshuar për vrasjen e gazetares Caruana Galicia

Policia e Maltës arrestoi sot një nga biznesmenët më të rëndësishëm të vendit, i dyshuar si urdhëruesi i vrasjes së gazetares Daphne Caruana Galicia, në tetor 2017.

Biznesmeni Yorgen Fenech u arrestua herët në mëngjes teksa po përpiqej të largohej nga Malta me jahtin e tij luksoz. Forcat e Armatosura të Maltës mundën ta lokalizonin jahtin dhe e kthyen atë në breg, ku e arrestua Fenechin.

Vitin e kaluar u arrestuan tre persona për vendosjen dhe aktivizimin e bombës në makinën e gazetares, e cila u vra si pasojë e shpërthimit të bombës, por ishte e qartë se asnjë prej tyre nuk ishte porositësi i vërtetë i vrasjes.

Arrestimi i biznesmenit u arrit pasi një ditë më parë, qeveria malteze deklaroi se do t’i jepte falje kushtetuese njërit prej ndërmjetësve të dyshuar për vrasjen, nëse ai do të bashkëpunonte me policinë dhe do të tregonte emrin e porositësit.

Javën e kaluar, mediat malteze raportuan se disa prej pjesëve përbërëse të bombës ishin blerë nga individë të inkriminuar në Shqipëri. Ne e pyetëm disa herë Ministrisë së Brendshme shqiptare nëse kjo gjë ishte e vërtetë dhe nëse ata po bashkëpunonin me autoritetet malteze për këtë ngjarje, por nuk morrëm asnjëherë pa përgjigje.

Yorgen Fenech ka qenë prej kohësh i dyshuari kryesor për këtë ngjarje, pasi “kompania sekrete” e tij ka qenë objekt i një sërë hetimesh të Caruana Galizias.

Fenech u zbulua se është pronari i një kompanie sekrete në Dubai, 17 Black, e krijuar me qëllimin e vetëm për të paguar shefin e stafit të Kryeministrit të Maltës Keith Schembri dhe Ministrin e Turizmit Konrad Mizzi, me 5 mijë euro në ditë, për një vit rresht.

Fenech është gjithashtu i përfshirë në konsorciumin e kompanive që fitoi tenderin e dyshimtë me vlerë 450 milionë euro për të ndërtuar një termocentral gazi të panevojshëm për Maltën.

Tetë muaj para vrasjes së saj, Caruana Galizia kishte shkruar rreth kompanisë 17 Black në blogun e saj, zbulim që shkaktoi një seri ngjarjesh të cialt e çuan vëmendjen tek Mizzi, Schembri dhe Muscat.

Në atë kohë nuk dihej që Fenech ishte pronar i kompanisë.

Familja e gazetares ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Schembrit dhe Mizzit për përfshirjen e tyre në marrëdhënie biznesi me biznesmenin Fenech.

Një protestë është planifikuar për në mbrëmjen e sotme në orën 18:00 në Valletta, ku do të kërkohet dorëheqja e të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë çështje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>