119 qytetarë u shëruan nga koronavirusi në vend në 24 orët e fundit, njofton Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Prej disa ditësh, numri i qytetarëve të shëruar nga koronavirusi ka qenë i lartë, duke bërë që shumica e të infektuarve të mposhtin virusin e rëndë”, shkruan ajo në një postim në Facebook, ditën e dielë.
Deri më sot vendi raportoi 5 139 të shëruar.