![Ogerta Manastirliu Deklarate per shtyp 2 Manastirliu: 24 të infektuar të rinj me Covid-19, shkon në 518 totali](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/04/Ogerta-Manastirliu-Deklarate-per-shtyp-2.jpg)
24 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 518.
Njoftimin e bëri ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga seanca e jashtëzakonshme e kuvendit.
Në 24 orët e fundit është zbuluar e prekura e parë në Mallakastër. Ajo është një infermiere e qendrës shëndetësore Aranitas.
Po ashtu ka pasur dhe raste të reja në Fier, Korçë e Kukës.
Për detajet e tjera lidhur me të infektuarit në 24 orët e fundit, ISHP duhet të dalë së shpejti në konferencë për dhtyp.