Manastirliu: 52 mijë qytetarë të vaksinuar ndër të cilët 16 mijë mësues

Nga Exit News
Manastirliu: 52 mijë qytetarë të vaksinuar ndër të cilët 16 mijë mësues

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se janë vaksinuar 52 mijë qytetarë deri tani ndër të cilët 16 mijë mësues.

Gjatë një vizite në një shkollë në Kamëz ku po kryhet vaksinimi i mësuesve, Manastirliu u shpreh:

Këtu në Kamëz kemi rreth 1000 mësues, të cilët janë duke u vaksinuar. Sot kalojmë besoj mbi 16 mijë mësues të vaksinuar. Ndërkohë që janë mbi 52 mijë vaksinime të kryera në të gjithë vendin”

Manastirliu njoftoi se me finalizimin e marrëveshjes për vaksinat që po blihen nga distributor i autorizuar do të nisë vaksinimi masiv.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 52,050 vaksina. Janë kryer 28,659 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 8,889 vaksinime për të të moshuar dhe 14,502 vaksinime për mësuesit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>