Manastirliu: Brenda majit përfundon vaksinimi i grupeve më të riskuara dhe personave mbi 60 vjeç

Nga Exit News
Manastirliu: Brenda majit përfundon vaksinimi i grupeve më të riskuara dhe personave mbi 60 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha të premten nga Shërbimi i Infektivit në QSUT se brenda majit përfundon vaksinimi i grupeve më të riskuara dhe personave mbi 60 vjeç. Ajo takoi mjekët dhe infermierët në QSUT.

Ministrja u shpreh se “lufta me COVID nuk ka mbaruar”. Manastirliu tha se ka një rënie të rasteve të reja të infeksionit dhe fataliteteve, por kërkoi që sërish të mos ulet vigjilenca.

“Aktualisht spitali Covid 4 është zbrazur, për arsye se ka rënë numri i pacientëve që trajtohen për këtë sëmundje. Por nga ana tjetër kjo nuk do të thotë që spitali nuk është në gatishmëri, pasi, në momentin që mund të kemi një shtim të numrit të rasteve, gjithmonë kjo strukturë do të jetë aktive, ashtu sikurse ka qenë që në momentet e para”, tha Manastirliu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>