
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu së bashku me disa mjekë uruan të enjten, shqiptarët për festat e fundvitit.
Në një mesazh të shpërndarë në Facebook, ajo u shpreh se mjekët që luftuan në vijën e parë me Covid-19 dhanë një shembull sakrifice e devotshmërie.
“Me urimet e mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë të betejës me virusin e rrezikshëm, që këtë vit të vështirë na kanë dhënë një shembull të pashoq sakrifice e devotshmërie, ju uroj të gjithë shqiptarëve, një Vit të Ri të mbarë e të shëndetshëm Gëzuar”, shkruan Manastirliu.