Manastirliu i kërkon qytetarëve të heqin dorë nga grumbullimet e festat, vatra kryesore e infeksionit

Nga Exit News
Manastirliu i kërkon qytetarëve të heqin dorë nga grumbullimet e festat, vatra kryesore e infeksionit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka bërë apel qytetarëve të respektojnë masat kundër përhapjes së Covid, si e vetmja mënyrë për të ndalur përhapjen e virusit.

Përmes nje videoje, publikuar dhe nga kryeministri Rama, Manastirliu theksoi se të gjithë strukturat mjekësore janë në gatishmëri të plotë, por e gjithë sakrifica e tyre nuk do të vlejë nëse qytetarët nuk zbatojnë disa rregulla bazike:

“Sakrifica e vetme që na kërkohet është të jemi më shumë vigjilentë në përditshmërinë tonë. Duhet të zbatojmë masat e thjeshta dhe të kemi me vete armët për ta mposhtur virusin, kudo ku jemi.

Ajo ç’ka kërkohet për secilin prej nesh është që të jetojmë ditën si të përgjegjshëm, të heqim dorë nga grumbullimet dhe nga festat, që janë kthyer në vatra kryesore të përhapjes së infeksionit.

Si një mjet për të treguar dashurinë ndaj familjarëve duke i mbrojtur, kudo në çdo ambient të mbyllur, të zbatojmë rregullat e higjienës.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>