Manastirliu inspekton spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme: Gati në 2021

Nga Exit News
Manastirliu inspekton spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme: Gati në 2021

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektoi, të mërkurën, punimet për ndërtimin e spitalit të sëmundjeve të brendshme.

Gjatë vizitës, Manastirliu deklaroi se ky spital do të përfundojë në 2021 dhe do të përfitojnë 109 mijë pacientë.

Ajo shtoi se do të jetë risi krijimi i një spitali ditor, duke lehtësuar shërbimin në kohë dhe me cilësi për pacientët.

“Ajo çfarë do jetë risia në organizmin e këtij spitali, është se spitali ditor do të përqëndrohet në strukturën aktuale ku është sot urgjenca, që do të bëjnë një qarkullim më të shpejtë të shtratit, duke mos patur pacientë që qëndrojnë me ditë për të marrë një shërbim por për të përdorur më më efiçencë gjithë shtretërit e vënë në dispozicion.

Janë rreth 360 shtretër në këtë godinë dhe do të ndryshojnë tërësisht nga pikëpamja e cilësisë së shërbimeve, shërbimeve më të rëndësishme të spitalit që janë ato të sëmundjeve interne.”

Manastirliu pohoi se investimi u realizua pavarësisht pandemisë dhe tërmetit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>