![WhatsApp Image at Manastirliu: Kemi vaksinuar të gjithë personelin shëndetësor me vaksinën anti-grip](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/WhatsApp-Image-2020-10-26-at-12.34.55.jpeg)
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi të hënën se i gjithë personeli shëndetësor është vaksinuar me vaksinën anti-grip.
Gjatë inagurimit të spitalin Covid-3, Manastirliu tha se janë vaksinuar mbi 70 mijë mjekë, të cilët janë pjesë e grupit të rrezikuar më shumë, pasi janë në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.
Ajo njoftoi se në ditët e fundit të tetorit pritet të vijë furnizimi i radhës për vaksinat anti grip, për të plotësuar kuotën prej 368 mijë vaksinash.
Më këtë sasi do të vaksinohet grupet e tjera të rrezikuara: mësuesit, edukatorët, të sëmurët kronikë, personat mbi 65 vjeç, fëmijët deri në 4 vjeç.