
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kujtoi të martën 1 vjetorin e nisjes së pandemisë.
Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu pohoi se mjekët e infermierët u përballën me pandeminë e Covid-19.
” Si sot një vit më parë, nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me COVID19, në shërbim të jetës🙏🏼
Megjithë vështirësitë, kurrë nuk u dorëzuan në këtë vit sfidues të pandemisë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull.”
Manastirliu i bëri apel qytetarëve të respektojnë masat. Ajo përfundoi se ka dritë në fund të tunelit për shkak të procesit të vaksinimit.