
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se masat anti Covid po respektohen edhe në qendrat e votimit.
Manastirliu tha se edhe ditën e zgjedhjeve u respektuan me përpikëri masat.
“Rreziku nga grumbullimet ekziston. Shpresojmë shumë që edhe ato takime elektorale që u bënë ku njerëzit nuk ruajtën distancën, mund të sjellin rritje të rasteve. Jemi duke bërë apel edhe në qendrat e numërimit që mos të ketë rritje të rasteve.”, tha Manastirliu.
Ditën e votimi nga pamjet e medieve u vunë re radhë të gjata me njerëz pa distance fizike nga njëri tjetri, ku një shumicë ishin dhe pa maska.