Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se ka ende shtretër të lirë në 4 spitalet Covid-19.
Gjatë një komunikimi me gazetarët, ajo u shpreh se në të 4 spitalet janë 600 shtretër.
“Nuk janë ezauruar shtretërit në të 4 spitalet COVID. Përkundrazi, ka gjithmonë kapacitetete dhe gjithmonë vende të lira. Spitalet COVID, kanë disponibilitet ka 550 shtretër dhe kemi vendosur edhe shtretër ekstra, duke e çuar numrin në 600.”
Manastirliu shtoi se në dy spitalet rajonale janë rreth 60 shtretër, ndërsa janë shtruar 20 pacientë në të dy spitalet.
Më herët, Manastirliu pohoi se 90% e kapaciteteve më 4 spitalet COVID në Tiranë tashmë janë ezauruar. Për këtë arsye u hapën spitalet rajonale.