Manastirliu në spitalin e Durrësit: Autoambulancat e reja, premtim i mbajtur

Nga Exit News
Manastirliu në spitalin e Durrësit: Autoambulancat e reja, premtim i mbajtur

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizitoi të dielën spitalin e Durrësit për të parë nga afër autoambulancat e reja, pjesë e një grupi prej 36 autoambulancash që i janë shtuar Urgjencës Kombëtare.

Manastirliu tha se me këtë flotë, ministria ka përmbushur një premtim ndaj qytetarëve për të krijuar një shërbim dinjitoz të Urgjencës Kombëtëre,për t’iu përgjigjur emergjencave, veçanërisht gjatë pandemisë së Covid-19.

Ajo theksoi se autoambulancat e reja janë të pajisura me të gjitha pajisjet jetëshpëtuese, duke siguruar shërbim si në spitale me ekipe të mirëtrajnuara.

Ato kanë dhe bombulat e oksigjenit që do të ndihmojnë dhe pacientët me Covid-19 për tu transportuar nga një spital në tjetrin.

Flota e 36 autoambulancave do të shpërndahet në gjithë spitalet rajonale, nga Kukësi deri në Sarandë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>