
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi të dielën se javë që vjen do të mbërrijnë doza nga Pfizer dhe Sinovac.
Nga Fieri ajo tha se do të nis vaksinimi i persona mbi 65 vjeç dhe i të sëmurëve kronikë.
“Gjithë fshatrat e zonat e thella. Kemi bërë distribucion 100%. Edhe me Pfizer, dhe Sputnik. Presim java që vjen të kemi sërish vaksina të Pfizer, dhe gjithashtu edhe serinë e ardhshme të Sinovac”, tha ajo.
Ndërsa të shtunën ajo tha se Ministrja në ditët në vijim do të nisë vaksinimi i personave deri në 60 vjeç.
Për vaksinën kineze pak ditë më parë kryeministri Rama tha se “është super e suksesshme”.
Ai tha “mos u besoni hienave” që thonë se vaksina nuk ka efektivitet.
Ai tha për vaksinës se “ është e preferuar në vendet e pasura të Lindjes së Mesme”.