Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se personat e shëruar nga Covid-19 nuk do të ritestohet por do të marrin një vërtetim nga mjeku i familjes.
Në një komunikim me gazetarët, Manastirliu pohoi se
“Nga dje po përgatitet një udhëzim për mjekun e familjes për ritestimet. Mjeku i familjes do të japë një vërtetim për qytetarët që ta paraqesin në vendin e punës.”
Komiteti Teknik vendosi dje, të hënën, mos kryerjen e ritestimeve për personat e infektuar.
Manastirliu pohoi se qytetarët dhe izneset do të gjobiten në rast se nuk do të respektojnë masat e reja.
“Do të ketë masa administrative për baret, lokalet dhe personat që nuk zbatojnë masat. “