![Manastirliu Manastirliu paralajmëron rritje të infektimeve me Covid-19](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/09/Manastirliu.png)
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu paralajmëroi rritje të numrit të të infektuarve me hapjen e ambienteve të mbyllura.
Gjatë fjalës në Komisionin e Shëndetësisë, Manastirliu tha:
“Ka një prirje të rritjes së numrit të rasteve sepse ambientet mbyllura, ato kanë efekt në perhapjen e virusit. Duhet të respektojmë rregullat.”
Me ardhjen e vjeshtës dhe shtimin e numrit të të infektuarve, ministrja tha se do të rriten testimet dhe kapacitetet në spitalet Covid. Ajo tha se në një skenar ku rritet shumë numri i pacientëve që kanë nevojë për kurim mund të përdoren si spitale Covid dhe spitalet rajonale të Gjirokastrës e Dibrës:
“Në skenarët tanë kemi një shtim të kapacitetit të shtretërve në rast të rritjes së numrit të pacientëve. Në skenarin e tretë shtohen edhe spitalete Gjirokastrës dhe të Dibrës.
Kemi rritur nga muaji qershor, në 24 mijë testime të realizuara gjatë muajit tetor dhe do të vijojmë me rritjen e testimeve. Jemi të gatshëm të vijojmë rritjen e grupeve nëse do të ketë rritje të rasteve.”