Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi të premten nga Infektivi, se plani i qeverisë është të vaksinojë të gjithë popullsinë deri në pranverën e vitit që vjen.
“Plani ynë ambicioz, që të vaksinojmë çdo qytetar në Shqipëri, deri tek qytetari i fundit, ky është plani për pranverën e vitit që vjen, mund t’ia arrijmë edhe më shpejt”, tha Manastirliu
Ministrja u shpreh se personeli dhe aparaturat janë në gatishmëri. Ajo shtoi se numri i pacientëve në terapi intensive është ulur, po ashtu dhe numri i viktimave.
“Kjo tregon që jemi në situatë të kontrolluar të epidemisë. Fakti që kemi ulje të rasteve do doja ta kishim këtë moment edhe si moment rigjenerimi. Stafet të marrin kohën e tyre. Çfarë na ka treguar ky vit duhet të jemi të përgatitur për gjithçka”, tha ministrja.