Manastirliu qytetarëve: Maska, mjeti efikas që mund të ndalë një mbyllje të dytë të vendit

Nga Exit News
Manastirliu qytetarëve: Maska, mjeti efikas që mund të ndalë një mbyllje të dytë të vendit

Ministja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi, të martën, se mbajta e maskës nga qytetarët është ‘mjeti më efikas’  për të luftuar kundër Covid-19.

një dalje publike me task-forcën anti-Covid, Manastiruliu tha:

“Maska është mjeti më efikas dhe ka sjellë në ato vende ku është vendosur në vazhdimësi, ulje të numrit të të infektuarve, shoqëruar me distancimin social dhe masat e higjienës personale.”

Manastirliu i bëri apel qytetarëve që të ndërgjegjësohen për vendosjen e maskave sepse qeveria nuk e do një mbyllje të dytë totale dhe po mundohet ta shmangë atë.

Ajo theksoi se duhet shmangur me çdo kusht kolapsi i sistemit mjekësor, pasi sot mjekët janë të lodhur dhe po vazhdojnë të bëjnë sakrifica të përditshme.

Ministrja tha se po merr masa për kapacitetet e nevojshme për të përballuar sezonin e vjeshtë-dimrit, kur pritet të ketë rritje të të infektuarve dhe atyre që kanë nevojë për shtrim në spital:

“Dy strukturat e tjera [spitalet Covid 3 dhe4] janë të përgatitura për të ofruar shërbim nëse dy spitalet e para tejkalojnë kapacitetet.

Në të tre skenarët përfshijmë dhe spitalet rajonale në strategjinë tonë, që të ofrojmë më shumë shërbim për të infektuarit në rrethe.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>