
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një video mesazh të publikuar, të martën në Facebook, i kujton mësuesve se duhet të mbajnë maskë gjatë gjithë kohës brenda në klasë.
Ajo i bënë thirrje mësuesve që të kontaktojnë me koordinatorin e shkollës për çdo shqetësim shëndetësor.
“Roli juaj është i pazëvendësueshëm, jo vetëm për edukimin e brezave, por në këtë kohë të pazakontë, roli juaj është thelbësor për ruajtjen e shëndetit, për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm në shkolla”, shkroi ministrja në mesazhin shoqërues të videos, në Facebook.