Manastirliu, shkollat do të mbyllen gradualisht

Nga Exit News
Manastirliu, shkollat do të mbyllen gradualisht

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tregoi planin e qeverisë në rast se identifikohet një person i infektuar me Covid-19 në shkollë. Ajo tregoi për gazetarin Blendi Fevziu, në Opinion, se:

Testimi i mësuesve është prioritet si mjekët. Janë grupe në rrezik. Po ndiqet plani që kemi caktuar që mësuesit dhe nxënësit të jenë në grupet e para ët testimit.

Nëse dikush ka qënë i infektuar me Covid ne do bëjmë testim dhe izolimin.

Dhe mbyllja graduale, kur do të ketë një rast, do të izolohet grupi, klasa, e më pas do të vlerësohet për të marër masa drastike.

Fëmijët do mbajnë maska për aq kohë sa të zbulohet një vaksinë efikase dhe e sigurtë.

Ajo tha se prej fillimit të pandemisë, që prej 8 marsit e deri më tani, 300 fëmijë, të moshës nga 0 deri në 18 vjeç, të infektuar me Covid-19, 44 janë fëmijët pozitiv dhe gjenden në spital.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>