Manastirliu, thirrje për punësim për mjekët në spitalin e ri rajonal në Fier

Nga Exit News
Manastirliu, thirrje për punësim për mjekët në spitalin e ri rajonal në Fier

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me anë të një vieomesazhi, u ka bërë thirrje të gjithë profesionistëve të shëndetit të aplikojnë për t’u punësuar në Spitalin e Ri Rajonal Memorial Fier.

Ajo bëri me dije se spitali është drejt përfundimit dhe ai do të jetë modeli i ri i autonomisë spitalore në Shqipëri.

Spitali Rajonal Memorial do të menaxhohet nga një ekip i përbashkët shqiptaro-turk. Ky spital do të ketë 150 shtretër, 19 shërbime dhe njësi klinike ambulatore dhe me shtretër. Një spital i cili do të mundësojë shërbime të nivelit terciar për qytetarët shqiptarë”, tha Manastirliu.

Spitali, bëhet me dije, do të ketë mbi 300 të punësuar, 50 nga të cilët do të jenë profesionistë nga Turqia.

Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nga një komision ad-hoc, sipas një sistemi pikëzimi, i cili vlerëson dosjen e aplikantit dhe intervistën.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>