
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, me anë të një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale, i bënë thirrje qytetarëve të bashkohen në luftën kundra përhapjes së koronavirusit.
Ajo shkroi në Facebook, se “të gjithë duhet të jemi të përbashkuar për të luftuar ndaj Covid-19”.
Ministrja i bëri thirrje të gjithëve të dëgjojnë thirrjet e ekspertëve.