Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi të enjten nga Rinasi se për shkak të ndërprerjes së punës nga kontrollorët e Albcontrol, u shty me 48 orë vaksinimi.
“Falë përpjekjeve të kryeministrit dhe qeverisë ne vendosëm që vaksinat Sinovac u ulën në Shqipëri, por nga kjo vonesë, u shtyn 48 orë procedurat e vaksinave”, tha ministrja.
Ajo tha se nëse nuk të ishin marrë në kohë këto vaksina, një shtet tjetër do t’i kishte marrë.
“Ne kemi sjellë vaksinat në një kohë të shpejtë, ti kemi sot dhe të vijojmë planin tonë për vaksinimin masiv, na duhet koha e nevojshme qoftë e dokumentacionit, mekanizimit, shpërndarjes dhe të vijojmë hapjen e fashave 60 dhe 65 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike”, tha Manastirliu.
Shqipëria mori të enjten 100 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac. Ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj, përgjegjës për pandeminë njoftoi se javën tjetër do të mbërrijnë 50 mijë doza nga Sputnik V.