Shqipëria pritet të marrë dozat e para të vaksinave COVID-19 nga COVAX brenda 10 ditëve të para të Marsit.
Rreth 14400 doza priten nga COVAX, ka njoftuar të premten ministrja Manastirliu ndërsa tha se “javën tjetër do të vijë dërgesa e radhës nga Pfizer””, pa zbuluar numrin e saktë.
Vaksinat e para të COVAX do të jenë të kompanisë AstraZeneca.
Deri tani në Shqipëri rreth 11 mijë persona kanë marrë të paktën një dozë vaksine kundër COVID-19. Sipas ministres të vaksinuarit janë personel shëndetësor dhe të moshuar që banojnë në azile. Më tej ajo shtoi se do të bëhet vaksinimi i personave mbi 80 vjeç.
Shqipëria ka marrë aktualisht 17355 doza të vaksinës së Pfizer. Sipas kontratës me kompaninë, në fund të shkurtit duhet të ishin dorëzuar rreth 40 mijë doza por ky afat është shtyrë për në mars.
Kryeministri Rama ka premtuar të tjera doza nga vende ‘anonim’ të cilat nuk është bërë e ditur se kur do të vijnë.
Deri në fund të shkurtit sipas kryeministrit Rama do të vijnë gjithësej 40 mijë doza.