Rreth tre mijë qytetar protestuan kundër qeverisë maqedonase, në Shkup të mërkurën mbasdite. Protestuesit sulmuan zyrën e Presidentit Gjorge Ivanovic duke hedhur vezë dhe shashka, në drejtim të godinës, ndërsa disa u përpoqën të futen brenda në godinë.
Qytetarët kërkuan dorëheqjen e Presidentit Gjorge Ivanovic, pasi ai ka ndaluar të gjitha proçedimet penale ndaj ish- Kryeministrit Gruevski, ish-shefit të tij të sigurisë dhe disa ish-anëtarë të kabinetit Gruevski, të akuzuat për mashtrime elektorale.
Gjatë protestës pati përleshje midis policisë dhe qytetarve. Sipas policisë raportohet 12 qytetar të arrestuar dhe një gazetar i plagosur.