
Jahi Jahija, Sekretari shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike në Maqedoni, është arrestuar pasi akuzohet për korrupsion gjatë tenderimeve të projekteve IPA, financuar nga Bashkimi Europian.
Jahi Jahija akuzohet se në vitet 2014-2016 i ka dhënë informacione të rëndësishme për procesin e tenderit një kompanie italiane në këmbim të disa mijëra eurove. Kjo kompani më pas e fitoi tenderin me vlerë më të lartë se 1 milion euro.
Shkëmbimet e informacioneve dhe parave dyshohet se janë bërë në periudhën qershor 2014-mars 2016 gjatë udhëtimeve të sekretares së Jahijas në Itali, spanjë e Kazakistan.
Hetimet për këtë çështje po bëhen nga prokuroria italiane dhe Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit – OLAF.
Jahi Jahija është përfaqësues i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim me kryetar Ali Almeti.