Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se 29 pacientë kanë humbur jetën në vend në 24 orët e fundit.
Po ashtu, nga 3 978 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID 1 402 qytetarë.
Alsat raporton se numri i qytetarëve që e kanë kaluar sëmundjen është 761, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 107 740 qysh nga fillimit të pandemisë.
Mbeten ende 19 874 raste aktive.
Që nga fillimi i pandemisë, nga 629.233 testime të realizuara, kanë rezultuar pozitive 131 424.
Prej tyre, kanë humbur jetën 3 810 persona.