Mos hapja e negociatave, Zaev kërkon zgjedhje të parakohshme në Maqedoni

Mos hapja e negociatave, Zaev kërkon zgjedhje të parakohshme në Maqedoni

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev njoftoi sot se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme së shpejti.

Në një konferencë për shtyp, Zoran Zaev deklaroi:

“Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme.”

Vendimi i Këshillit Europian për të mos hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duket se është arsyeja kryesore e Zaevit për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme:

“Para dy dite Brukseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Ky është një gabim historik i Evropës. Por dhe ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare.”

Të dielën, kryeministri Zoran Zaev, Presidenti Stevo Pendarovski dhe liderët e tjerë kryesorë të Maqedonisë së Veriut do të takohen për të diskutuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>