Prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva u shoqërua sot në polici. Lajmin e bëri publik Radio Evropa e Lirë.
Një ditë më parë, Jaenva dëshmoi në prokurori për rastin ‘Raketi”, i njohur ndryshe dhe si rasti i zhvatjes së 1,5 milionë eurove nga një sipërmarrës në shkëmbim të lehtësimit të akuzave.
Videot e skandalit u bënë publike nga gazeta italiane “La Verita”. Në video duken Bojan Jovanovski dhe Zoran Kiçeec, të cilët i marrin një çantë që mendohet se ka brenda rreth 1,5 milionë euro biznesmenit Orce Kamçev. Ata I premtojnë Kamçeë se në bashkëpunim me prokuroren Janeva do ta lironin ose do t’i zbusnin dënimin, në procesin gjyqësor për një aferë tjetër korruptive.
Hetimet për këtë rast kanë më shumë se një muaj që kanë nisur, ndërsa sistemi i drejtësisë dhe vetë politika verio-maqedone duket se nuk do ta kalojë lehtë kët moment, pasi Prokuroria Speciale ishte produkt i një marrëveshjeje të mbështetur fort nga përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini për zgjidhjen e krizës politike të viteve të shkuara.