Maqedonia e Veriut regjistroi të dielën 8 viktima dhe 237 të infektuar të rinj me Covid-19
Në total që prej fillimit të pandemisë kanë humbur jetën 2,530 pacientë.
Në 24 orët e fundit, 460 pacientë janë shëruar duke e çuar totalin e të shëruarve në 62.929.
Më shumë raste dhe viktima janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, dhe Ohër.
Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se 18.656 raste janë ende aktive nga 84.024 të infektuar që janë regjistruar në total prej fillimit të pandemisë.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se në muajin shkurt, pritet dërgesa e parë e vaksinës së Pfizer/Biontech kundër COVID-19.