Maqedonia e Veriut raportoi 305 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe 11 humbje jete.
Në bilancin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, njoftohet se gjatë të shtunës janë shëruar 167 pacientë dhe janë kryer 2533 testime.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veritut janë regjistruar 102.787 persona të infektuar me koronavirus, 91.233 janë shëruar dhe 3.137 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 8.417.