Maqedonia e Veriut, aplikacion për të gjurmuar të infektuarit me Covid-19

Nga Exit News
Maqedonia e Veriut, aplikacion për të gjurmuar të infektuarit me Covid-19

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë promovuar së fundmi përdorimin e një aplikacioni celular të quajtur StopKorona, aplikacion i cili mund të gjurmojë kontaktet e qytetarëve dhe potencialisht të ekspozojë të infektuarit me Covid-19.

Qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shkarkojnë dhe përdorin masivisht aplikacionin duke i siguruar se të dhënat që ai përdor do të anonimizohen.

Aplikacioni, krijuar nga kompania lokale Nextsense, u kërkon përdoruesve mbajtjen e bluetooth-it ndezur kur janë në lëvizje jashtë shtëpisë.

Në këtë mënyrë kur një person diagnostikohet me Covid-19 dhe pranon t’u japë informacionet e aplikacionit autoriteteve, personat që kanë pasur kontakte me të sinjalizohen në mënyrë anonime që duhet të marrin masa për kufizim të kontakteve, mbyllje në shtëpi, ose në raste të tjera të kërkojnë udhëzime nga mjekët.

Korea e Jugut, Kina, Singapori, Izraeli dhe shumë shtete të tjera kanë mbështetur përdorimin e teknologjisë në kufizimin e epidemisë së koronavirusit.

Shqetësime të shumta janë ngritur rreth të dhënave personale, apo privatësisë, por vende si për shembull Korea e Jugut, e ka ligjëruar prej 5 vitesh kufizimin e këtyre të drejtave në kohë epidemie.

Në Evropë, Gjermania dhe Franca po mendojnë për një zgjidhje të ngjashme, ndërsa Polonia ka ecur përpara duke e prezantuar prej kohësh një aplikacion.

StopKorona u shkarkua nga mbi 5 mijë qytetarë që ditën e parë që u prezantua.

Të premten Maqedonia e Veriut raportoi 36 të infektuar të tjerë me Covid-19, ndërsa totali shkoi në 1 117 persona.

Bilanci total flet për 49 viktima dhe vetëm 138 të shëruar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>