Maqedonia e Veriut arreston 3 terroristë të ISIS

Nga Exit News
Maqedonia e Veriut arreston 3 terroristë të ISIS

Maqedonia e Veriut arrestoi tre të persona të dyshuar terroristë, njoftuan autoritetet e vendit.

Ministria e Brendshme maqedonase tha se ata arrestuan “një grup terrorist që vepronte në territorin e Maqedonisë Veriore”.

Tre të dyshuarit ishin V.A. 22 vjeç, E.L. 25 vjeç, dhe B.A. 28 vjeç, nga Kumanova. Ata pritet të akuzohen për vepra penale të “anëtarësimit në një organizatë terroriste” dhe “terrorizmit”.

Policia njoftoi se ata kishin luftuar në luftëra jashtë Maqedonisë së Veriut dhe vuajtën dënime me burg pasi u kthyen në atdheun e tyre.

Autoritetet sekuestruan një numër armësh, municioni dhe pajisje. Një flamur i ISIS u gjet ndër të tjera.

Grupi dyshohet të ketë planifikuar akte terroriste në Maqedoninë e Veriut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>