
Maqedonia e Veriut po përgatitet për të nisur vaksinimin masiv pas Pashkëve ortodokse që janë këtë fundjavë.
Ministri i Shëndetësisë, Filipçe njoftoi të premten se janë 6 qytete ku do të ketë vaksinim masiv me të gjitha llojet e vaksinave që janë në dispozicion.
“Nga java e ardhshme edhe kinezja do jetë si dhe Pfizer. Nuk ka nevojë të theksohet çështja e zgjedhjes së vaksinës. Të gjitha të njëjtit kualitet, nuk ka asnjë kundër indikacion”, tha Venko Filipçe.
Maqedonia e Veriut vijon të regjistrojë shifra të larta ndaj COVID-19, ndërkohë që vaksinimi vijon.