Maqedonia e Veriut mori të premten 200 mijë vaksina kineze kundër Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sëbashku me ambasadorin kinez, Xhao Sung pritën dërgesën në aeroportin e Shkupit.
Filipçe tha se vaksinimi masiv do të nisë të martën në Shkup dhe gjashtë qytete tjera. Sipas tij, pritet të vaksinohen mes 10 dhe 15 mijë persona në ditë
“Gjithçka po shkon sipas parashikimeve dhe vaksinat po shpërndahen në mënyrë korrekte sipas strategjisë së hartuar”, deklaroi Filipçe.
Në Maqedoninë e Veriut deri të premten janë vaksinuar rreth 59 mijë persona ndërsa mbi 207 mijë janë paraqitur për vaksinim.