Maqedonia e Veriut miraton rezolutën mbi “vijat e kuqe” në bisedimet me Bullgarinë

Maqedonia e Veriut miraton rezolutën mbi “vijat e kuqe” në bisedimet me Bullgarinë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi të enjten një rezolutë në lidhje me problemet me Bullgarinë, të cilat edhe çuan në bllokimin e hapjes së negociatave me BE-në.

Rezoluta, e propozuar nga partia e opozitës VMRO-DPMNE-ja, përcakton disa çështje të cilat nuk mund të negociohen me palën bullgare, siç janë identiteti, gjuha maqedonase dhe e kaluara historike.

“Kërkojmë të respektohen studimet shkencore maqedonase në lidhje me autoktoninë e popullit maqedonas dhe vazhdimësinë historike, gjuhësore, kulturore. Të respektohen studimet shkencore, sipas të cilave, gjuha maqedonase dhe dialektet e saj kanë vazhdimësi në hapësirë dhe kohë,”shkruhet në rezolutë, sipas një raportimi nga Radio Evropa e Lirë.

Këto janë edhe çështjet kyçe të cilat pala bullgare diskuron, pasi pretendon se para Luftës së Dytë Botërore, Maqedonia kanë pasur “rrënjë bullgare”.

Po ashtu, në rezolutë kërkohet të zbatohen konventat ndërkombëtare “për të drejtën e vetëvendosjes, si dhe të respektohet vullneti i shprehur lirisht dhe pa kushte për përkatësinë etnike të popullit maqedonas”.

Votimi i rezolutës erdhi pasi opozita akuzoi qeverinë se po negocionte me Bullgarinë pas shpine e në mungesë transparence.

Rezoluta do të ketë ndikim të thellë mbi procesin e bisedimeve mes palëve, pasi Bullgaria ka miratuar një rezolutë të ngjashme, që angazhohet të mos heq dorë nga kërkesat drejt Maqedonisë së Veriut.

Duke mbajtur qëndrime kaq të papajtueshme, palët e kanë bërë arritjen e një marrëveshje shumë të vështirë.

Marrëveshja pamundësohet edhe kriza politike në Bullgari, ku edhe pas dy cikleve zgjedhore nuk ka një stabilitet politik.

Bashkimi Evropian ka kërkuar gjetjen e një zgjidhje të pranueshme mes palëve, me qëllim zhbllokimin e  bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në kuadër të një procesi zgjerimi që duket pa perspektivë. Në këtë sens, mosarritja e marrëveshjes në fakt kërcenon stabilitetin e gjithë rajonit si dhe vetë procesin e zgjerimit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>