Maqedonia e veriut nis vaksinimin masiv

Nga Exit News
Maqedonia e veriut nis vaksinimin masiv

Maqedonia e Veriut nisi të mërkurën vaksinimi masiv kundër koronavirusit. Vaksinimi nisi me 24 mijë dozat e vaksinës AstraZeneca, të cilat arritën të dielën në Shkup përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Vaksinimi po zhvillohen në Shkup dhe në nëntë qytete tjera.

Të parët që do të vaksinohen janë personat mbi moshën 77 vjec, të cilët njoftohen për për orarin e vaksinimit nga mjeku i familjes.

Ministria e Shëndetësisë fillimisht njoftoi se nga këto doza, rreth katër mijë do të jepen për disa kategori tjera të rrezikuara në vendet e punës si, policë, ushtarakë, zjarrfikës, gazetarë, edukatore në kopshte, shofer autobusi dhe punonjës në gjyqe, por të martën në mbrëmje, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se vaksinimi me AstraZeneca do të bëhet vetëm për personat të moshës mbi 60 vjeç.

“Pas dy raporteve që morëm nga Kanadaja dhe Gjermania, ne vendosëm që të ndiqnim rekomandimet e tyre dhe të mos vaksinonim persona nën moshën 60 vjeç me Astra Zeneka. Sigurisht që nesër do të fillojmë të vaksinojmë qytetarë të moshuar, mbi moshën 77 vjeç”, deklaroi Filipçe.

Përmes vakcinacija.mk kanë aplikuar mbi 117 mijë qytetarë të interesuar për vaksinim. Zyrtarët shëndetësorë kanë njoftuar se 76,000 doza shtesë të vaksinës COVID-19 do të mbërrijnë deri në fund të prillit.

Në Maqedoninë e Veriut, deri më tani anë vaksinuar mbi shtatë mijë staf shëndetësor me vaksinën ruse Sputnik V.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>