
Maqedonia e Veriut regjistroi të martën 1 056 raste të reja me Covid-19.
Në 24 orët e fundit u shënuan 25 viktima të reja.
U kryen gjithsej 3728 testime, sipas autoriteteve të shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut dhe u shëruan 727 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 120.882 persona dhe 3528 prej tyre kanë humbur jetën.
102 201 janë shëruar ndërsa dhe ka 15.153 raste aktive.