Maqedonia e Veriut regjistroi të premten 10 viktima si pasojë e Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 403 raste të reja me Covid-19.
Në Institutin e Shëndetit Publik janë kryer 2.118 testime, ku 19 për qind e tyre kanë rezultuar pozitiv.
Numër i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, Kumanovë, Veles, Kavadarc dhe Koçan.
Në total, numri i të shëruarve nga virusi është rritur në 69476, përfshirë 339 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Ndërsa numri i rasteve aktive aktualisht në Maqedoninë e Veriut është 16.231.