Maqedonia e Veriut regjistron 10 viktima dhe 403 raste me Covid

Nga Exit News
Maqedonia e Veriut regjistron 10 viktima dhe 403 raste me Covid

Maqedonia e Veriut regjistroi të premten 10 viktima si pasojë e Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 403 raste të reja me Covid-19.

Në Institutin e Shëndetit Publik janë kryer 2.118 testime, ku 19 për qind e tyre kanë rezultuar pozitiv.

Numër i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, Kumanovë, Veles, Kavadarc dhe Koçan.

Në total, numri i të shëruarve nga virusi është rritur në 69476, përfshirë 339 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Ndërsa numri i rasteve aktive aktualisht në Maqedoninë e Veriut është 16.231.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>