Maqedonia e Veriut regjistron 10 viktima dhe 477 raste të reja me Covid-19

Nga Exit News
Maqedonia e Veriut regjistron 10 viktima dhe 477 raste të reja me Covid-19

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut raportuan të mërkurën 10 viktima të reja nga Covid-19.

477 persona janë infektuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, pas kryerjes së 2543 testimeve.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë infektuar  87.590 persona me koronavirus.

Gjithsej janë shëruar 68.695 persona ndërkohë që 2.657 nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me Covid-19.

Numri i rasteve aktive është 16.238.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme